Show Biz

Fifi publikon fotografi me një mashkull në shtrat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo njihet për miqësinë e mirë me shumë prej personazheve VIP, teksa së fundmi ka shtuar raportet me biznesmenin Fation Kuqari, i cili është edhe konkurrent i programit “Përputhen”.

Dyshja së fundmi kanë realizuar disa fotografi të reja, të cilat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ka qenë Fifi, ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet përkrah Fationit, teksa pozojnë të dy në shtrat.

“Kaniher e bëj mik idiotësinë…po para teje dreqi ikë e bëhem kanarinë!”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse imazhet në fjalë janë xhirime nga ndonjë projekt i ri muzikor apo fotografi të thjeshtë – por sido që të jetë ato janë komentuar shumë nga fansat.

Për nga muzika, kënga e fundit që Fifi ka sjell për fansat mbetet bashkëpunimi me Bardhin dhe DJ Gimin, të titulluar “Du and Ich”.