ROZË

Fifi paralajmëron këngën e re “Oj Zogo”, paraqitet me veshje kombëtare në klip

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi – Fifi, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë në treg këngën e saj më të re.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar me veshjen e njohur kombëtare, ‘dallamën’, e cila mesa duket do të jetë pjesë e stilit të saj në klipin e ri.

“Oj zogo” do të mbajë titullin kjo këngë e re, e cila mesa duket do të jetë me motive patriotike.

E veshur me këtë veshje tradicionale, Fifi ka bërë edhe shqiponjën me duar, duke zgjuar kështu ndjenjën e saj të patriotizmit.

View this post on Instagram

#ZOGO Neser ne oren 17:00 ? @onima.co

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

“Zogo nesër në orën 19:00”, ka shkruar këngëtarja në paralajmërimin e bërë për këtë projekt muzikor.

Fifi përndryshe vazhdon të jetë aktive edhe me koncerte e mbrëmje të shumta, kryesisht në Shqipëri, teksa njihet edhe për krijimet e shumta që bën për kolegët e saj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.