Show Biz

Fifi konfirmon se është në një romancë dashurie

Ka tash e një kohë që këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi përflitet për një lidhje dashurie.

Megjithë dedikimet dhe gjërat e njëpasnjëshme që ka ngacmuar në rrjetet sociale, ajo më në fund e pranoi se po shijon një romancë.

Madje, Fifi tregoi se dashurinë për partnerin e saj e ka përjetësuar në trup, duke e bërë tatuazh.

Ajo ishte e ftuar kësaj radhe në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku gjatë sfidës “Ndaje ose haje” asaj iu bë kjo pyetje:

“Fifi të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet “Stracciatella”. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” kuptimin e ose ha…”.

Artistja nga Ferizaj vendosi mos të hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, kështu u shpreh Fifi.

“Xh- ja” e famshme tashmë u zbulua, marrë parasysh që ka vetëm një ndjekës në Instagram dhe ai është djaloshi nga Tirana, Xhuljo Tabaku.