SPORT

FFK merr pjesë në konferencë në UEFA përmes video-linkut

Pak më parë ka filluar video-konferenca online e UEFA-s me 55 anëtarët e shoqatës së futbollit evropian.

Kjo konferencë është duke u drejtuar nga sekretari i UEFA-s, Teodor Teodoridisi, i cili se bashku me 55 sekretarët e federatave të shteteve të Evropës po diskutojnë për futbollin pas koroanvirusit.

Në këtë video-konferencë do të merren vendime se kur do të ftillojnë kampionatet të cilat janë pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë botërore të quajtur koronavirus, si dhe pritet të vendoset rreth afatit kalimtar si dhe për kontratat e futbollistëve.

Në këtë konference online po merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu se bashku me kryetarin Agim Ademin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.