Kombëtare

Fetahu kërkon votën e llapjanëve me shumë premtime

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 15 marsit në këtë komunë, ka bërë premtime të shumta.

Ai ka premtuar se do të ndajnë mjete për artistët dhe se nuk do ta lejojnë “nivelin e arsimit siç është tash, që e kanë lënë dy drejtorë të Agim Veliut”.

Fetahu tutje tha se do të bëjnë investime në bujqësi për ta zhvilluar këtë sektor në mënyrë që, siç u shpreh ai, “ta ndalim ikjen e rinisë”, raporton “Koha Ditore”.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës po ashtu tha se gratë do të kenë mbështetje për bizneset e tyre, kurse theksoi se “do të kemi 50 për qind gra në qeverisje, por edhe në drejtoritë e arsimit”.

“Do të mbështesim kategoritë e luftës që kanë qenë për 20 vjet të anashkaluar. Do ta kenë zyrën afër kuvendit komunal, afër meje”, tha ai.

Ndihmë ka premtuar edhe për familjet e dëshmorëve.

E kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i ftoi qytetarët e Podujevës për ta përkrahur kandidatin e PDK-së.

“Për 20 vjet, Podujeva ka mbetur një ndër komunat më të pazhvilluara. Nuk janë përkrahur fermerët. E keni kandidatin më të qëlluar të PDK-së që ka qenë drejtor i ATK-së, zv.ministër, këshilltar imi, bashkëluftëtar që i di brengat e juaja. PDK është adresa e duhur për Podujevën. Mos i votoni ata që e harruan Podujevën dhe mos u jepni votë atyre që mund t’ua shohim sherrin”, u shpreh Veseli.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483