Kombëtare

Fetahu i PDK-së: Me programin tonë do t’i kthejmë bizneset e larguara në Podujevë

Kandidatit i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka shpalosur sot në një konferencë për media programin zgjedhor për ekonomi dhe investime për hapjen e perspektivës ekonomike për të gjithë qytetarët e Podujevës.

Në këtë konferencë ai ishte i shoqëruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

Fetahu tha se programi i PDK-së për ekonomi për Komunën e Podujevës do t’i kthejë bizneset e larguara nga Podujeva.

“Në 100 ditshin e parë do të bëjmë një studim për të ndërtuar një Zonë Industriale të përshtatshme për të nxitur investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ky studim fizibiliteti do të përcaktojë një hapësirë të përshtatshme dhe do të planifikojë mënyrën e organizimit, mundësitë e financimit, hapat e ndërtimit dhe qasjen për sa i përket menaxhimit të saj. Qëllimi i kësaj zone do të jetë tërheqja e investitorëve. Rëndësi të veçantë ka për të pasur promovimi i sektorit të prodhimit i cili edhe siguron një punësim zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, tha Fetahu.

Ai ka shpalosur vizionin e tij edhe për mbështetjen e ideve të reja për bizneset për të rinjtë e Podujevës.

“Mundësi për rritje kapacitetesh të burimeve njerëzore për të gjithë ata sipërmarrës që synojnë̈ të hapin biznese të reja. Përfitues nga Inkubatori do të jenë bizneset e reja të cilave do t’iu jepet mbështetje për tre vitet e para derisa të konsolidohen për të mbijetuar në treg. Inkurajim i posaçëm do t’iu jepet bizneseve të nisura nga të rinjtë̈ dhe nga gratë si dhe sektorit të inovacionit dhe teknologjisë̈. Përveç mbulimit të shpenzimeve të qirasë, inkubatori do të ketë shumë lehtësira të tjera sikurse mund të jetë qasja më e lehtë në financime, hartime projektesh për donatorë e grante etj.”, deklaroi Fetahu.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së Bedri Hamza u shpreh bindur në fitoren e Fetahut dhe tha se me qeverisjen e tij garantohet zhvillim i bizneseve.

“Llapjanët janë afaristë të zotë, janë të njohur gjithandej Kosovës dhe janë kontribuues të mëdhenj në zhvillimin ekonomik. Ata përveç që krijojnë të ardhura për vete, punësojnë njerëz, sjellin të ardhura për mijëra familje në Kosovë dhe janë kontribuues edhe për buxhetin e shtetit. PDK dhe Naim Fetahu ka program të qartë, profesional jo futuristik, adekuat për Podujevën. E ka përvojën profesionale e politike dhe ka ekip për zbatim të këtij programi. Fetahu siç e dini ka udhëheqë institucione të rëndësishme për vendin. Ka treguar rezultat, statistikat janë kokëforta. Kushdo t’i merr dhe krahason të hyrat nga ATK në periudhën gjatë kohës kur Fetahu e ka udhëheqë këtë institucion me reforma dhe pa asnjë dukuri negative të theksuar”, tha Hamza.

“Shumë prej biznesmenëve llapjanë, një pjesë e madhe do të vijnë të vendosen në vendin e tyre. Naim Fetahu do të jetë në shërbim të bizneseve dhe e them me krenari se kemi ofru lehtësira dhe është rritur buxheti. Kështu do të zhvillohet edhe Podujeva. Zoti Fetahu është adresa e duhur. Askush nuk duhet të shqetësohet në Podujevë se do të largohet nga administrate me Naim Fetahun kryetar. Jam shumë i nderuar që jam sot me Fetahun. Ai ka dhënë kontribut në luftë dhe në paqe dhe është oferta më e mirë për Podujevën dhe besoj në fitore”, tha Hamza. /Kosova.info/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dooloust.net/4/3473483