KULTURË

Festivali “Sunny Hill” thotë se po e monitoron situatën me koronavirusin

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar se po e monitorojnë situatën me koronavirusin në Kosovë, përderisa po përgatiten për edicionin e sivjetmë.

Festivali zakonisht mbahet në fillim të muajit gusht. Për këtë organizatorët kanë thënë se shpresojnë që deri në atë kohë pandemia të kalojë dhe gjithçka të shkojë në rregull.

“Të dashur, ne po vazhdojmë me planin dhe përgatitjet për ‘Sunny Hill Festival 2020’, përderisa në të njëjtën kohë po monitorojmë nga afër zhvillimet me situatën rreth COVID-19. ‘Sunny Hill Festival’ zakonisht mbahet në fillim të gushtit, dhe mbesim me shpresë që pandemia do të kalojë e do të takohemi shpejt. Në ndërkohë, kujdesuni për veten e të tjerët”, thuhet në një njoftim të “Sunny Hillit”.

Në edicionet e shkuara të festivalit kanë performuar yje të mëdha botërore përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson e Calvin Harris.

Leave a Reply

Your email address will not be published.