Festivali i Zjarrit në Iran, 11 të vdekur dhe mbi tre mijë të plagosur

Të paktën 11 persona u vranë dhe më shumë se 3,500 u plagosën në qytete të ndryshme gjatë festës Charshanbesuri, një festë tradicionale që bie në natën para të mërkurës së fundit para Vitit të Ri iranian.

Kështu deklaroi Jafar Miadfar, kreu i Organizatës Kombëtare për Emergjencat Mjekësore, duke folur në një fjalim në televizionin shtetëror për incidentet e ndodhura gjatë festimeve.

Festa konsiderohet pagane nga shumica dërrmuese e klerit shiit dhe shefi i policisë kishte bërë të ditur se e konsideronte ngjarjen “të rrezikshme”.

Gjatë festivalit, pjesëmarrësit kërcejnë mbi zjarre për t’u pastruar dhe për të larguar shpirtrat e këqij.

Go to TOP