Kosova

Festa e pavarësisë, shqiptarët ia thonë këngës me çiftelia në Dallas

Pavarësia e Kosovës u festua në kohë pandemie dhe mënyra të ndryshme, por thuajse nga krejt shqiptarët anekënd botës.

Në Dallas të Texasit në mes të borës disa burra ia thanë këngës me çifteli, njofton Klan Kosova.

Kështu kënga “Hajredin Pasha” jehoi edhe në një park të vogël amerikan.

Mërgimtari Jetmir Ahmeti u mblodh me disa shokë të tij rreth një zjarri ku përveç instrumenteve kishin edhe një armë të gjatë.