KULTURË

“Fest” i Beogradit në nderim të Bekim Fehmiut

Edicioni i 48 i Festivalit ndërkombëtar të Beogradit “Fest”, do të mbahet në nderim të aktorit shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiut (1936-2010). Ai konsiderohet një nga yjet, jo vetëm të kinematografisë jugosllave.

Përgjatë këtij festivali, organizatorët kanë paraparë shfaqjen e retrospektivës së filmave në të cilat luajti Bekim Fehmiu. Përveç kësaj, organizatori në uebfaqen e festivait ka bërë të ditur se portreti i aktorit karizmatik do ta përbëj identitetin vizuel të festivalit, transmeton Koha.net raportin e seecult.

Aktori Bekim Fehmiu, u shqua për qëndrimin kundërshtues ndaj nacionalizmit dhe luftërave të viteve të 90-ta, shkaku i të cilave u tërhoq nga skena.

Ai ka realizuar mbi 40 role në filmat e kinematografisë jugosllave dhe asaj botërore.

Në qershor të 2010-ës, ai bëri vetëvrasje në Beograd, ku e kaloi një pjesë të jetës. Ndërkaq urna e tij u hodh në Lumëbardh të Prizrenit, ku aktori kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë.

Ndryshe, edicioni i 48 i festivalit Fest do të mbahet nga 28 shkurti deri më 8 mars nën moton “Mbledhësit e emocioneve”.

Është paralajmëruar që mysafir special të jetë aktori, skenaristi e producenti amerikan, John Malkovich.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ashoupsu.com/4/3473483