EKONOMI

“Ferronikeli” rrit prodhimin, 25 milionë euro kredi nga BERZH-i

Samir Mane, një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, pronar i kompanisë “Balfin Group” që e ka privatizuar “Ferronikelin”, tha se investimet në “Ferronikel” do të sigurojnë prodhim konkurrent të nikelit në ekonominë globale, i cili do të vazhdojë të hapë vende të punës në Kosovë. Punëtorët: Prodhimi, asnjëherë më mirë.

Drenas. Gjiganti i dytë kosovar pas “Trepçës” – “Ferronikeli”, i cili është privatizuar nga kompania shqiptare “Balfin Group” në korrikun e vitit 2018, një vit pas rifillimit të prodhimit ka vazhduar t’i rrisë kapacitetet prodhuese. Punëtorët e “Ferronikelit” i kanë thënë “Zërit”, të mërkurën, se prodhimi dhe puna në “Ferronikel” nuk kanë shkuar asnjëherë më mirë se tani.

Ata thonë se pagat u jepen me kohë, ndonëse për një vit sa “Ferronikeli” është bërë pjesë e “Balvin Group”-it pagat nuk janë rritur. Pronari i “Balfin Group”-it, një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, Samir Mane, me ta blerë “Ferronikelin” pati siguruar mjetet për pagat e punëtorëve, të cilat u kishte mbetur borxh menaxhmenti, për çka edhe ishte ndërprerë prodhimi. Ai kishte premtuar investime të mëdha në NewCo “Ferronikeli” për ta rritur prodhimin. “Grupi Balfin” ka planifikuar të kryejë investime shtesë në NewCo “Ferronikeli”, në mënyrë që potenciali i fabrikës të arrihet në mënyrë të plotë dhe për ta rritur prodhimin e nikelit nga 7200 tonë në vit në mbi 10.000 tonë në vit

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483