SPORT

Feronikeli vazhdon me fitore, Llapi mundi Prishtinën

Kryesuesi i renditjes në IPKO Superligë, Feronikeli, ka shënuar fitore si mysafir në javën e 20-të në duel me skuadrën e fundit në renditje, KEK-un, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për skuadrën nga Drenasi e realizoi Kastriot Rexha, në minutën e 40-të.

Ndeshje mjaft interesante ishte ajo në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi arriti ta mposhtë Prishtinën, me rezultat 1:0, për të mbetur edhe më tutje në garë për titull. Fituesin në këtë ndeshje e përcaktoi goli i Ahmet Jonuzit, në minutën e 47-të, i cili kësisoj e ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Ndërkohë, ndeshja e fundit e kësaj jave zhvillohet sot në kryeqytet prej orës 17:00, ku Flamurtari në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Trepçën’89. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483