
Feronikeli ka fituar thellë ndaj Trepçës ’89 5 me 0 për të vazhduar formën e lartë në Superligë.
Për Niklin shënuan dy herë braziliani Carioca, ndërsa me nga një gol kontribuan Kastriot Rexha dhe Mendurim Hoti. Një autogol u shënua nga Bujar Pllana.
Në tabelë, Feronikeli vazhdon të jetë lider me 55 pikë, 7 më shumë se Prishtina që e ndjek.
add a comment