Tjera

Feronikeli synon të vazhdojë me rezultate pozitive

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren prej 2-0 kundër Trepçës ’89.

Në ndeshjen e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, skuadra nga Drenasi fitoi falë penalltisë së Marko Simonovski dhe autogolit të Ardian Mujës.

Duro ka thënë se është kënaqur për të zgjedhurit e tij që për një kohë të shkurtër kanë arritur ta kuptojnë mirë njëri-tjetrin.

Sfidën ndaj Trepçës ’89 e ka quajtur shumë të vështirë, ndërkohë që ai ishte i vendosur vetëm për tri pikët, ashtu si edhe lojtarët e tij.

Derisa kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa humbje (dy fitore, një barazim), trajneri i Feronikelit është zotuar se skuadra e tij do të vazhdojë me rezultate pozitive.