SPORT

Feronikeli gati për histori

Klubi i futbollit Feronikeli i ka në favor dy rezultatet për ta kaluar raundin e parë të garave kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Kampionit të Kosovës i mjafton edhe barazimi pa gola dhe ai 1:1 ndaj kampionit të Uellsit, TNS, për ta vazhduar rrugëtimin evropian në raundin e dytë kualifikues, transmeton KTV.

E, në rast se e arrin një gjë të tillë, do të ishte historike për futbollin kosovar në nivel klubesh.

Feronikeli, të martën nga ora 20:45 do ta luajë ndeshjen e dytë ndaj kampionit të Uellsit, TNS.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483