SPORT

Feronikeli forcon pozitën e parë me fitoren e re

Feronikeli ka mposhtur autsajderin Kek-un me rezultat minimal dhe ka shfrytëzuar humbjen e Prishtinës nga Llapi për të shtuar distancën në pozitën e parë të Superligës.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi lojtari më në formë i klubit nga Drenasi, Kastriot Rexha në minutën e 41.

Feronikeli tani tubon 48 pikë, pesë më shumë se Prishtina që ka 43 pikë dhe përcillet nga Llapi me 41 pikë.