Show Biz

Fero: Vajza ime është një ndër dhuratat më të mëdha që kam marrë ndonjëherë

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, prej disa javësh është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, mirëpritën një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Nina.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka publikuar së fundmi një imazh pranë të bijës, duke e cilësuar si dhuratën më të mirë ndonjëherë.

“Vajza ime është një nga dhuratat më të mëdha që kam marrë ndonjëherë”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, Arbenita ditën e djeshme bëri një reagim duke thënë se akoma nuk po mund ta beson se është bërë nënë.

Të njëjtit u martuan në muajin mars, pak javë para se të zbulojnë se pop resin së bashku një fëmijë.

Ata po jetojnë mes Kosovës dhe Gjermanisë, pasi në këtë të fundit Fero ka nisur karrierën prej disa vitesh.