Show Biz

Fero dha lajmin se nga sot do të jetojë në Berlin, vjen reagimi i Arbënitës

Disa javë më parë, reperi Fero njoftoi nëpërmjet një fotoje në Instagram se ishte larguar nga “On Records”, pasi kishte ndërmend të vepronte si një artist i lirë.

Mirëpo, nuk vonoi shumë që Fero të nënshkruante kontratë pune me të tjerë persona dhe la të kuptohet se kishte plane të mëdha.

Ai bëri të ditur në Instagram se kishte firmosur me Avni Halimin dhe madje do të zhvendosej për të jetuar në Berlin të Gjermanisë.

“Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj nBerlin , sot nenshkrujta Kontrat me @avni_halimi_ dhe prej sot e tutje ekipa jon thirret #TeamFERO“- shkruante ai në Instagram.

Të gjithë u bëmë kuriozë se ç’do të ndodhë me lidhjen e tij me Arbenitën, pasi prej disa ditësh dyshja ishte përfolur për ndarje.

Vetë modelja na i ka shuar të gjitha dyshimet, duke lënë një koment në postimin e Feros në Instagram.

“Urime na zbardhe ftyrën!”- i ka thënë ajo reperit, duke lënë të kuptohet se ata jo vetëm që janë bashkë, por ajo është shumë e lumtur për këtë hap të reperit.

Fero është parë shpesh së fundmi në studion e producentit të njohur Lucry dhe duket se po punon me të një projekt të ri muzikor, të cilin e presim sa më shpejt!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483