Show Biz

Fero anulon të gjitha koncertet

Reperi i njohur Fero është kthyer në një ndër reperët më të komentuar në media. Vetëm para pak kohësh ai u largua nga ‘On Records’, labeli që e bëri të suksesshëm për shkak se kontrata e tij përfundoi.

Që nga ai moment ai nisi rrugën e tij si artist i pavarur dhe publiku po priste që ai të publikonte këngë të re e të niste me koncertet.

Përmes një postimi të bërë në Instagram ditën e sotme, Fero ka treguar se në muajt e ardhshëm nuk do të ketë asnjë koncert për arsye që ende nuk i ka bërë të ditura.

Por reperi iu ka premtuar fansave se rikthimi do të jetë legjendar dhe se bashkë me të do të vijë dhe një mysafir surprizë.

“Të dashur fansa, lajmërim: I anuloj të gjitha koncertet në muajt e ardhshëm, do të më mungoni shumë, por kur të kthehem në koncert do të jetë diçka legjendare dhe nuk do vij vetëm, do ua sjell një mysafir special”, ka shkruar Fero.