Kombëtare

Ferizajasi portofolin e gjetur të serbit e dorëzon në Polici

Sot rreth orës 13:40, një qytetar në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Sipas njoftimit të Policisë, portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb  nga Shtërpca.

“Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt”.

“Pas procedurave të verifikimit  të pronarit, në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera ( letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare)”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur, në stacionin e policisë”.