Kombëtare

Ferizaj qyteti më i goditur nga COVID-19

Plot 6 mijë e 182 persona janë testuar si të dyshuar që janë prekur nga virusi korona në Kosovë. E nga këta, 731 raste kanë dalë pozitive me Covid-19.

Kjo ka bërë, që ky virus të shtrihet në pothuajse gjithë vendin. Komuna me e prekur është  ajo e Ferizajt.

Gjithsej 98 persona rezultuan si pozitiv me corona virus nga ky qytet. E qyteti i dytë më i prekur deri këtë të diele në Kosovë, është ai i Malishevës me 73 raste.

Ndërkohë pa u prekur nga ky virus, nuk shpëtoi as kryeqyteti tashmë në karantinë.

Në Prishtinë deri me tani, 69 persona kanë dal pozitiv me virusin korona.

Ndërkohë, edhe Prizreni ka shënuar mbi 50 raste me Koronavirus.

Në këtë qytet, 52 persona u preken nga kjo pandemi.

Ndërsa vendi ku për herë të parë u lajmërua ky virus në Kosovë, Vitia, deri me tani të shënuar 49 raste.

Numër të njëjtë të rasteve janë shënuar edhe në Pejë, ndërsa në Gjilan, 48 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Ndërkohë në Mitrovicën e Veriut, me covid 19 janë shënuar 35 raste.

Në Kamenicë 34 dhe një më pak në Suharekë.

Me shifra dyshifrore janë prekur edhe qytetet si Vushtria me 24 raste, Zvecani me 21 raste, Zubin Potok me 20 raste, Shtime dhe Rahovec 17, Gjakovë 16, Lipjan 15 dhe Leposaviq 11.

Ndërkohë, numër më të vogël të rasteve, janë shënuar në qytetin e Podujevës.

Në llap deri me tani janë shënuar 9 raste.

Kurse një më pak në Istog.

Ndërkohë 7 raste deri më tani janë shënuar në Istog dhe Fushë Kosovë.

Kurse Skenderaj me covid 19 deri me tani ka të shënuara 6 raste ndërsa Klina 5.

Kurse Drenasi, Dragashi e Kaçaniku, me covid 19 kanë nga dy raste të konfirmuara. Ndërsa Obliqi e Deçani, deri të dielën pasdite, kanë vetëm nga një rast me covid 19.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483