Kombëtare

Ferizaj/ Ky është numri i të shëruarve me COVID -19

Ferizajt prin për nga numri i numri i personave të prekur me COVID-19 në nivel vendit. Fatmirësisht, ditëve të fundit në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një person i shëruar, me çka totali i personave të shëruar nga kjo sëmundje e rrezikshme në këtë komunë arrin në 98.

Komuna e Ferizajt uron shërim të shpejtë edhe personave të tjerë që janë në trajtim mjekësor.

Ndryshe, Ferizaj ka gjithsej 134 raste me koronavirus, dy prej tyre me përfundim fatal.

Vetëm pak orë pas njoftimit të masave parandaluese kundër COVID-19, në vendin tonë janë raportuar edhe 6 raste të reja.

Nga 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).

Sot janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483