Kronika e zezë

Ferizaj/ Katër persona me armë në dorë i futen në shtëpi dhe duke përdorur dhunën ia grabisin disa para dhe një telefon celular

Rasti është raportuar dje. Sipas policisë, bëhet fjalë për një grabitje me armë – shkruan Kosova.info

Sipas raportit 24 orësh: “Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër (4) persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular. Sipas viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.”

Më tej, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483