SPORT

Ferizaj i shkakton humbje të thellë “xehetarëve”

Ferizaj ka rritur gjasat për të mbetur në elitën e futbollit kosovar me fitoren e shënuar të shtunën ndaj Trepçës ’89.

Ndeshja e parë e javës së 22-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll përfundoi me fitoren e thellë, 4:0, të Ferizajt.

Taulant Dajaku ka shënuar dy golat e parë për Ferizajn, ndërsa më pas shënuan edhe Edon Sadriu e Nermin Hajdareviq.

Ferizaj renditet i nënti me 25 pikë, vetëm një më pak se Trepça ’89 që zë pozitën e tetë. Pozita e tetë garanton mbetjen në elitë, ndërsa pozita e nëntë dërgon në kategorinë e dytë në fund të edicionit. “Xehetarët” nga Mitrovica kanë humbur nga rivali i drejtpërdrejtë për mbetje në elitë. Trepça ’89 po rrëshqet drejt zonës që dërgon në kategorinë e dytë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483