Kombëtare

Ferizaj del nga karantina

Pas 21 ditësh, komuna e Ferizajt ka dalë nga karantina me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ditëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu. Ai ka thënë se “kryeqyteti ekonomik i Kosovës – Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus”.

“Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë!” ka shkruar ai në Facebook.

Ferizaj mbetet komuna më e prekur deri tash nga koronavirusi në Kosovë. Deri tash aty janë regjistruar 98 raste nga 813 sa janë në total në nivel vendi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483