Kosova

Ferizaj, arrestohen 26 persona

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga 1 Janari 2020 deri më sot, policia e Stacionit Policor- Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë ka arrestuar gjithsej 26 persona .

Pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ( kohëzgjatje e dënimeve ka qenë nga 2o ditë deri 1 vit e 6 muaj) .

Apelojmë tek qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtë ti shlyejnë obligimet e tyre ligjore.