Zgjedhjet 2021

Ferat Shala: Vota me 14 shkurt/ Kundër atyre që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA

Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala tregon për mobilizimin e nëndegëve dhe strukturat tjera të partisë.

Kandidati për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, i cili mbanë edhe nr. 14, në listën e PDK-së, tha para simaotizantëve të PDK-së se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.

Shala tha se më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithmbarshme dhe Kosovës do t’i japin drejtim të ri zhvillimi.

“Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e Verbocit.

Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.

Më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithmbarshme dhe Kosovës do t’i japin drejtim të ri zhvillimi”.

Rimëkëmbje #FeratShala14