Kosova

Ferat Shala: Ndjehem i nderuar me besimin që kam marrë nga ju

Ferat Shala i zgjedhur edhe për një mandat të ri deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka falenderuar të gjithë votuesit të cilët mbështeten ne zgjedhjet e 14 shkurtit, Partin Demokratike të Kosovës dhe vetë z. Ferat Shala, të cilit ja dhanë besimin edhe për një mandatë të ri votuesit e PDK-së.

Shala ka shkruar ne facebook se, me finalizimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare, Kosova përmbylli me sukses një proces shumë të rëndësishëm demokratik, duke treguar pjekuri të lartë politike dhe shtetërore.

Shala gjithashtu ka shkruar se është i nderuar me besimin që ka marrë nga votuesit, por njëkohësisht ndjehem edhe përgjegjës ndaj të gjithëve që më keni besuar përmes votës.

“Do të bëjë përpjekje maksimale që besimin e dhënë t’ua shpërblej më punë, angazhim, përkushtim dhe përfaqësim të denjë, dhe duke ushtruar detyrën e deputetit në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare”.

Postimi i plotë!

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së!

Me finalizimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare, Kosova përmbylli me sukses një proces shumë të rëndësishëm demokratik, duke treguar pjekuri të lartë politike dhe shtetërore.

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës për të dytën herë më radhë.

Ndjehem i nderuar me besimin që kam marrë nga Ju, por njëkohësisht ndjehem edhe përgjegjës ndaj të gjithëve që më keni besuar përmes votës.

Do të bëjë përpjekje maksimale që besimin e dhënë t’ua shpërblej më punë, angazhim, përkushtim dhe përfaqësim të denjë, dhe duke ushtruar detyrën e deputetit në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare.

Përmes votës suaj dhe përmes besimit të dhënë, Ju e keni vlerësuar punën, angazhimin dhe përkushtimin tim. Për këtë ju jam mirënjohës dhe falënderues gjithmonë!

Besimi juaj më jep forcë dhe më obligon që të vazhdojë të punojë i palëkundur në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës dhe në mbrojtje të interesave të juve që më keni besuar.

Ndjehem jashtëzakonish i lumtur që kam marrë mbështetje dhe besim në tërë Kosovën, andaj falënderojë të gjithë votuesit gjithandej që më besuan për t’i përfaqësuar në Parlamentin e vendit.

Mbi të gjitha falënderoj Partinë Demokratikë të Kosovës për nominimin për të qenë në listën e kandidatëve në këto zgjedhje. U jamë falënderues strukturave të PDK-së në të gjitha nivelet, anëtarëve dhe simpatizantëve, që besuan në PDK-në dhe në kandidatët e saj.

Ju faleminderit!