Life Style

Femrat që qëndrojnë beqare për periudha të gjata kohore përfundojnë më të lumturat

Ndoshta ato nuk janë mësuar të jenë ‘të dashurat e dikujt’. Ndoshta ato ishin të vetme gjatë gjithë jetës së tyre.

Ndoshta ato patën një ish që i braktisi, dhe asgjë serioze më pas. Ose, ndoshta ato vetëm kanë nevojë për një pushim nga marrëdhëniet, sepse ato u “mbytën”.

Këto gra që mbeten beqare për boshllëqe të mëdha kohore përfundojnë më të lumturat. Dhe këtu është arsyeja pse:

Ato përfundojnë të lumtura, sepse ato janë të kënaqura me veten dhe vetminë e tyre!
Ato mund ta kalojnë vetëm një natë dhe të mos ndihen të vetmuara. Ato mund të hanë një drekë në një restorant ose të bëjnë pazar, pa u ndier çuditshëm ose jo rehatshëm se nuk kanë persona që t’i shoqërojnë.

Në të vërtetë, ato duan të jenë vetëm dhe të marrin veten nga marrëdhëniet e gabuara.

Ato përfundojnë të lumtura, sepse ato kanë të gjithë kohën e botës për t’u treguar egoiste dhe për t’u përqëndruar në veten dhe në qëllimet e tyre!
Ato e dinë se çfarë duan dhe çfarë është e rëndësishme për to, kështu që ato rendin pas tyre. Ato janë arritëse të qëllimeve – të përkushtuara dhe të pasionante.

Ato përfundojnë të lumtura, sepse për to dashuria nuk është qendra e vetme e universit!
Qëllimi i tyre në jetë nuk ka të bëjë fare me gjetjen e një të dashuri. Ato nuk ndjekin djemtë – ndjekin pas ëndrrat e tyre dhe të ardhmen që po përpiqen të ndërtojnë për vete.

Vajzat që janë të vetme për periudha të mëdha kohore mësohen duke e jetuar jetën e tyre të vetme (dhe duke e shijuar atë!). Ideja që ato kurrë nuk mund të martohen nuk i frikëson aspak.

Ato i gëzohen të jetuarit vetëm. Heshtja nuk është shurdhuese, por frymëzuese për to!
Dhe kur ato takojnë dikë dhe vendosin të jenë në një marrëdhënie, do të jetë dikush që do t’i sfidojë dhe t’i shtyjë përpara.

Dikush që e mbështet duke e inkurajuar atë për të shkuar dhe për të pushtuar botën. Dikush që është krenar dhe i lumtur për suksesin e saj. Dikush që i duket tërheqëse që ajo nuk sakrifikon vetveten dhe planet e saj për të.

Sepse këto vajza janë të forta! Ato nuk e humbasin kurrë veten në procesin e të dashurit të një personi. Ato kurrë nuk do ta minimizojnë moralin, shpresat apo ëndrrat e tyre për t’iu përshtatur atyre të partnerëve të tyre.

Këto vajza përfundojnë të lumtura, sepse ato janë duke kërkuar për dikë që të shtojë edhe më shumë lumturi dhe gëzim në jetën e tyre sesa kanë.
Dikush që ta bëjë atë të ndihet edhe më e dashur dhe më e fortë sesa është. Dikush që është i kënaqur dhe i lumtur me të!

Dhe kjo lloj marrëdhënieje, ma merr mendja, është lloji i marrëdhënieve që ia vlen të prisni!