Kuriozitet

Femrat e guximshme që për momentin janë duke e ndryshuar botën

Të gjithë e admirojmë fituesen e parë të çmimit Nobel Maria Sklodowska-Curie, “nënën” e programimit Grace Hopper, iniciatoren e lëvizjes për të drejtat civile Rosa Lee Parks, matematicienten Ada Lovelace, e shumë zonja tjera të mahnitshme.

Por, në kohërat moderne, ka gjithashtu femra që janë duke e ndryshuar historinë.

Melinda Gates

Është filantrope dhe biznesmene mjaft e suksesshme. Së bashku me burrin e saj, Bill Gates, ajo e ka themeluar një shoqatë të bamirësisë e cila tani është prej më të mëdhave në botë. Melinda dhe burri i saj i kanë dhuruar mbi 40 miliardë dollarë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor, për shërimin e sëmundjeve në shtetet e varfra, për ruajtjen e ambientit dhe për shumë projekte tjera të rëndësishme.

Së fundmi ajo flet me femrat anë e mbanë botës për rëndësinë e planifikimit familjar, për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar dhe për të drejtën e edukimit.

View this post on Instagram

Thank you so much, @sherylsandberg, for your generous and humbling words in the #TIME100 list. I am committed to doing everything I can to live up to them. As incredible as it is to be on a list like this one, I also know that the real work of changing the world is being done far from the headlines. It’s being carried out by the women and girls whose everyday actions, decisions, and extraordinary courage are shaping a better future for all of us. They’re running farms, working in clinics, borrowing money from each other to start businesses, and walking long miles to get access to the contraceptives they need to plan their futures. And most of all, they’re standing up for themselves and each other by coming together to insist on bringing us closer to a world where our daughters have the same chance to reach their potential as our sons. ・・・ #Repost @time: Melinda Gates is one of TIME’s 100 Most Influential People of 2017. “Her vision for the Bill & Melinda Gates Foundation has helped lift the lives of millions of people. Its work reflects her impatient optimism,” writes Sheryl Sandberg, the founder of LeanIn.org. “Her ability to think big and move fast. Her love of numbers. (Bill’s not the only data geek in the family.) Her passionate commitment to empowering women and girls, seen in the foundation’s support for increasing access to contraceptives in developing countries. Her fundamental belief in human dignity. It’s all there, woven tightly into the DNA of one of the most ambitious and generous philanthropies in history.” See the full list on TIME.com/time100. Photograph by @MilesAldridge for TIME. #TIME100

A post shared by Melinda Gates (@melindafrenchgates) on

Malala Yousafzai

E tërë bota ka filluar të flet për të kur kjo vajzë pakistaneze ka qenë vetëm 11-vjeçare. Në atë kohë, ajo ka pasur një blog ku e ka përshkruar jetën e saj nën regjimin taliban dhe ka folur për qasjen e kufizuar në edukim. Ajo ka qenë shumë e guximshme për moshën e saj dhe kritikat e saja nuk janë toleruar aq mirë nga ndjekësit e lëvizjeve radikale islame. Në vitin 2012 ata kishin dashur ta vrisnin Malala Yousafzain.

Talibanët ishin futur në autobusin e shkollës së saj dhe kishin bërtitur, “Cila është Malala?” “Unë jam Malala!”ishte përgjigjur ajo pa frikë dhe ata e kishin goditur në kokë.

Më vonë, ajo kishte thënë se në atë ditë e gjithë frika e saj kishte vdekur.

Doktorët kishin arritur ta shpëtonin Malalan dhe, kur ajo ishte rikuperuar, kishte qenë e aftë ta ndante historinë e saj me Kombet e Bashkuara. Yousafzai kishte vërejtur se janë 57 milionë fëmijë në botë (31 milionë vajza) të cilët nuk shkojnë në shkollë dhe ajo është duke e bërë të pamundurën për ta ndryshuar këtë.

Për shkak se çështja e edukimit në vendet e pazhvilluara ishte diskutuar prapë, Malala kishte fituar çmimin Nobel për Paqe.

Oprah Winfrey

Shumë njerëz e njohin Oprah Winfrey si udhëheqëse e suksesshme e emisionit televiziv në SHBA, por miliarderja e parë femër me ngjyrë gjithashtu meriton që të njihet si një prej yjeve më zemërgjera që ekziston.

Një shkollë të cilën ajo e ka hapur në Afrikë Jugore është duke funksionuar tash e sa vite.

Winfrey ëndërron për një të ardhme ku vajzat në shtetet e varfra e kanë mundësinë të mësojnë.

Ajo e viziton shkollën dhe u ndihmon fëmijëve të talentuar të regjistrohen në kolegje të njohura në botë.

Ajo ka shpenzuar mbi 400 milionë dollarë në zhvillimin e edukimit dhe nuk do të ndalet! 

Leave a Reply

Your email address will not be published.