Bota

Fëmijët policë të Guerreros

Të trajnuarit që fshehin fytyrat prapa shamive janë thjesht fëmijë, të moshave midis gjashtë dhe pesëmbëdhjetëvjeçare. Ata më të rriturit se 12 vjeç bartin pushkë që duken më shumë si të dala mode sesa armë moderne. Më të vegjlit bartin shkopinj.

Në një videoxhirim që është përhapur gjithandej në mediat meksikane në fund të janarit, grupi mund të shihej tek stërvitej në një rrugë rurale malore, duke bartur sandale, atlete dhe pantallona gjysmë të shqyera. Në sfond, një zë i bërtet komandat: “Në gjunjë! Armët gati!”, shkruan “Spiegel”, transmeton “Koha Ditore”.

Fëmijët janë pjesëtarët më të rinj të grupit “Policia comunitaria” (Policia e komunitetit), forca policore e indigjenëve nahua në shtetin meksikan Guerrero.

Ky departament i organizuar mirë i policisë së komunitetit është institucion dhjetëvjeçar, i lejuar me ligjin zakonor të popullatës indigjene dhe ka për synim ta garantojë sigurinë në fshatra. Por tani nahuat po ndihen të shtrënguar që t’i përfshijnë vetë fëmijët e tyre në këtë forcë policore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.