Kuriozitet

Fëmijët nuk po flenë aq sa duhet dhe ky është gabimi më i madh i prindërve të sotëm

  • Pas një dite të gjatë pune një i rritur do të ndihej i lodhur e do të mund të flinte menjëherë, ndërsa me fëmijët ndodh e kundërta

Atyre nuk u shterojnë kurrë energjitë dhe duket se gjatë gjithë ditës akumulojnë “fuqi” për t’i shpenzuar në mbrëmje.

Nuk është e lehtë të vendosësh një fëmijë në gjumë pa luajtur me të një orë më parë, e kur mendon se ai mund të jetë lodhur gaboni.

Shpeshherë prindërit dorëzohen dhe lejojnë që fëmijët të shkojnë vonë në shtrat, por kjo nuk duhet përdorur si një justifikim.

Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët që shkojnë në shtrat një orë më vonë nga orari i caktuar shfaqin probleme të ndryshme, janë të papërqendruar dhe irritohen lehtë.

American Academy of Pediatrics dhe Journal of Clinical Sleep Medicine kanë publikuar së fundmi nevojat e fëmijëve për gjumë në 24 orë.

Foshnjat 4 deri në 12 muaj: 12 deri në 16 orë
Fëmijët 1 deri në 2 vjeç: 11 deri në 14 orë
Fëmijët 3 deri në 5 vjeç: 10 deri 13 orë
Fëmijët 6 deri 12 vjeç: 9 deri në 12 orë
Adoleshentët 13 deri 18 vjeç: 8 deri në 10 orë

Leave a Reply

Your email address will not be published.