Bota

Fëmijët në Danimarkë janë rikthyer në bankat e tyre shkollore

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ky ishte vendi i parë në Evropë që rihapi shkollat, të cilat ishin mbyllur si pasojë e coronavirusit.

Siç bëhet e ditur vendi kishte shënuar rreth 500 vdekje deri më tani, si pasojë e COVID-19.

Dhe ka qenë gazetarja e BBC, ajo që e ka kaluar ditën në shkollën fillore në Lynghøj.

Nga larja e duarve në orë në grupet e vogla të lojërave, kjo është mënyra se si ata po e bëjnë atë të funksionojë.

Ndryshe, numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4,4 milionë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.422.164 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Spanja me 271.095 raste, Rusia me 242.271, Britania me 229.705, Italia me 222.104, Brazili me 180.737, Franca me 178.060 dhe Gjermania me 173.824 raste me COVID-19.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483