Fëmijët e familjeve në nevojë në Shqipëri do mbështeten financiarisht në tre vitet e para të jetës

Fëmijët e familjeve në nevojë në Shqipëri, do të mbështeten financiarisht në 3 vitet e para të jetës.

Strategjia e mbrojtjes sociale për vitet 2024-2030 parashikon që të mbështes me familjet duke ofruar ndihmë për fëmijët përgjatë 1000 ditëve të para të jetës.

Sociologu Gëzim Tushe, duke vlerësuar këtë nismë, thotë se kjo do të ndihmojë në mirërritjen e fëmijëve.

Tushe sipas euronews.al, uron që kjo iniciativë bashkangjitur dhe të tjera projekteve që mbështesin familjet të çojë dhe në përmirësimin e lindshmërisë.

Sugjerimet e këtij dokumenti synohet të pilotohen në kuadrin e skemës për “1000 ditët e para të jetës së fëmijës” dhe më pas të vijohet me zbatimin kombëtar të saj të mbështetur në një kuadër të mirë ligjor dhe rregullator.

Përfitues do të jenë fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe ata që kanë vetëm njërin prind.

Aktualisht në Shqipëri janë 68500 fëmijë në familje në nevojë.

Go to TOP