Show Biz

Fejohen Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë fejuar gjatë fundjavës, kanë bërë të ditur burimet pranë çiftit për CNN.

Këngëtari dhe modelja kanë qenë në lidhje në vitin 2016, ndërsa në javët e fundit e kanë rikthyer romancën duke nxitur spekulime se janë sërish bashkë.

Dhe nuk ka zgjatur shumë, ata kanë vendosur ta dërgojnë lidhjen një hap më larg duke u fejuar në Bahame.

Në ndërkohë ka pasur spekulime se Bieber është në lidhje me ish-të dashurën Selena Gomez, pastaj me Ariana Grande, ndërsa Baldwin është spekuluar për lidhje me lidhje me Shawn Mendes.

Rikthimi i lidhjes mes këngëtarit dhe modeles duket të jetë serioz, edhe pse vetë ata nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Hailey është vajza e aktorit Stephen Baldwin dhe mbesa e yllit tjetër hollivudian, Alec Baldwin.

Në një postim në rrjetet sociale, babai i bukuroshes e ka konfirmuar fejesën, mirëpo më pas e ka fshirë postimin.

 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483