Kosova

Feja dhe politika | Përplasje në mes të Ismailit dhe Kelmendit në studion e T7

Debat i nxehtë është zhvilluar në mes të Besa Ismailit të PDK’së dhe Gëzim Kelmendit të Fjalës.

Të dy janë përplasur lidhur me PDK’në, parti e cila sipas Kelmendit ka përkeqësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Me këtë nuk është pajtuar Ismaili, e cila tha se PDK është shtetndërtuese.

Kelmendi ndërkohë pranoi se ka pasur ftesa nga partitë e mëdha për të garuar për deputetë si pjesë e listës së tyre.

Ky i fundit ka përmendur edhe kandidatin për kryeministër të PDK’së i cili sipas tij, ka promovuar islamin politik.

Në studio po diskutohet për islamin politik në Kosovës.