SPORT

Federata e Pingpongut zgjodhi Kryesinë e re

Në sallën e mbledhjeve të shtëpisë së sporteve, federata e pingpongut mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme, me çrast edhe zgjodhi organet e reja, pasi kuvendarët që nga 15 shkurti kishin votuar mocionin e votëbesimit.

Zgjedhjet u mbajtën për tri organe: për Kryetarin, për anëtarët e bordit dhe për këshillin mbikëqyrës, të cilat u vëzhguan për se afërmi nga përfaqësuesit e departamentit të sporti dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në garën për kryetar garuan dy kandidatë: Jeton Beqiri dhe Nehat Çitaku. Pas procesit të votimit me shumicë të votave kryetari i ri i federatës u zgjodh Jeton Beqiri.

Pastaj u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të bordit të federatës

1.       Besim Hajdari

2.       Besnik Behluli

3.       Edona Shabani

4.       Feim Rama

5.       Jeton Oruçi

6.       Linda Zeqiri

Në fund u zgjodhën edhe tre anëtarë të rinj të këshillit mbikëqyrës

1.       Bekim Kryeziu

2.       Dardan Imami

3.       Veton Pira /Kosova.info/