SPORT

Federata e futbollit dhe lojtarët e kombëtares i bashkohen fushatës anti-drogë tek të rinjtë

Shefi i TaskForcës Anti-Drogë dhe siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, ka pritur sot në një takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, ku në këtë takim është biseduar lidhur me format e bashkëpunimit me qëllim të pjesëmarrjes si imazhe të fushatës shtetërore “Jo drogë tek të rinjtë “ që do të fillojë së shpejti në Kosovë.

Shefi i TaskForcës, Avdullah Hasani, falënderoi dhe njëherit kërkoi nga Kryetari i FFK-së z.Ademi, që edhe Federata e Futbollit të Kosovës përmes tyre dhe futbollistëve të bëhen pjesë e kampanjës shtetërore me qëllim sensibilizimin kundër konsumimit të narkotikëve dhe parandalimin apo shpërndarjen e narkotikëve tek të rinjtë, duke pasur parasysh ndikimin e madh publik që kanë lojtarët e kombëtares tonë.

Ndërsa, Kryetari i FFK-së Agim Ademi, shprehu gatishmërinë e tij që përmes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbollistëve të kontribuojnë në sensibilizimin e opinionit , me theks të veçantë të rinjtë, lidhur me pasojat që shkaktojnë përdorimi i narkotikëve, me këtë rast të bëhen imazh i kësaj fushate. /Kosova.info/