SPORT

FC Prishtina është licencuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për herë të pestë për pjesëmarrje në garat evropiane

FC Prishtina ka njoftuar se e ka marrë dritën e gjelbër të licencimit nga Federata e Futbollit të Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane.

Bardhekaltrit synojnë që të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Kryeqytetasit kanë marrë pjesë tri herë në garat evropiane deri tash.

Ekipi i Armend Dallkut aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelën e IPKO Superligës, ndërkohë që shpreson që sezoni të vazhdojë pas ndërprerjes së tij shkaku i pandemisë koronavirus.

“Sot organet gjegjëse të FFK-së kanë bërë të njohur skuadrat e licencuara për Evropë për edicionin 2020/21. Natyrisht aty ndodhet edhe FC Prishtina, e cila licencohet për vitin e pestë rresht, ndërsa ka marrë pjesë në tre edicione radhazi.

Klubi ynë tani pret rifillimin e kampionatit sa më shpejt”, njofton klubi më i madh kosovar.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//soaheeme.net/4/3473483