SPORT

FC Besa/ Kthehet në supërligë pas dy viteve

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e fundit ka vendosur që për shkak të pandemisë garat në futboll do të vazhdojnë vetëm në Superligë.

Për ligat e kategorive më të ulëta FFK vendosi që rezultatet do të merren siç ishin para pandemisë.

Me këto rezultate pas dy stinorëve të kaluar në Ligën e Parë, FC Besa e Pejës rikthehet në Superligë.

Futbollistët kryesorë thonë se edhe pa këtë vendim ata këtë vit do të kalonin në Superligë.

“Më mirë do të ishte të zhvilloheshin edhe ndeshjet e mbetura. Jo që ne nuk kemi pasur konkurrencë, por nuk do t’iu ishim frikuar askujt dhe e kishim mbaruar sezonin si duhet edhe në fushë”, ka deklaruar për RTV dukagjinin, kapiteni i Besës, Fetim Kasapi.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe futbollistë të tjerë si Mensur Duraku, Fisnik Papuqi dhe Dukagjin Gashi.

Kapiteni i skuadrës ka falënderuar kryesinë e klubit për kontributin e deritanishëm si dhe sponsorin “Elkos Group”.

Nga muaji i ardhshëm klubi i Besës do të kalojë në pronësi të biznesmenit pejan me vendbanim në Francë, Yll Kullashi i cili ka zhvilluar karrierë si menaxher i futbollistëve përfshirë edhe Paul Pogba./RTV Dukagjini

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.