Bota

FBI arreston liderin e grupit të armatosur që po ndalonte migrantët në kufirin ShBA-Meksikë

Byroja Federale e Hetimeve (FBI), të dielën tha se ka arrestuar Larry Hopkins, liderin e grupit të armatosur që po ndalojnë migrantët e pa pajisur me dokumente, pas kalimit të kufirit mes ShBA-së dhe Meksikës.

Hopkins, 69 vjeçar, i njohur edhe si Johnny Horton, është arrestuar në Meksikën e Re, pas akuzave për armëmbajtje, deklaroi FBI.

Hopkins është “komandanti kombëtar” i UCP-së, anëtarët e së cilës janë vendosur pranë kampeve në Sunland Park që nga shkurti.

UCP e përshkruan veten si “grup patriotik” që ndihmon Patrullën e Kontrollit të Kufirit të ShBA-së të kontrollojë numrin e madh të familjeve të migrantëve që kërkojnë azil përtej kufirit.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.