Bota

Fauci: Ka gjasa që edhe në 2022-tën të mbajmë maska

Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha të dielën se është e mundur që amerikanët do të mbajnë maska edhe në vitin 2022.

Megjithatë, mjeku amerikan pohoi se masat për të ndaluar përhapjen e coronavirusit do të relaksohen gjithnjë e më shumë ndërsa administrohen më shumë vaksina, raporton theguardian.

Afërsisht një vit që kur u regjistrua vdekja e parë e shkaktuar nga COVID-19 në SHBA, vendi po i afrohet 500 mijë vdekjeve nga virusi.

Amerika ka regjistruar 497,670 vdekje nga coronavirusi deri më sot sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të shtunën, vendi regjistroi 1,831 vdekje të reja dhe 1,080 një javë më parë.