KULTURË

Fatos Baxhakut çmimi për librin më të mirë origjinal pas vdekjes

Panairi i Librit i ka dhënë çmimin për “Krijimtarinë me të mirë origjinale” Fatos Baxhaku, pas vdekjes për librin historik “Në emër të Noes”.

I vëllai, Arthur Baxhaku, tha se dikur shkonte me vëllain në panair, dhe se vjet mungoi. “Marrja e këtij çmimi e kthen në panair”,- tha ai.

Më poshtë lista e çmimeve fituese:

Çmimi për krijimtarinë me të mirë origjinale, Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin “Në emër të Noes”,

Çmimi për përkthimin me të mirë Agim Doksanit për “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes,

Çmimi për letërsinë me të mirë për fëmijë, autorja më e mirë, Adelina Mamaqi,

Çmimi për përkthimin me të mirë nga frëngjishtja, poeti Primo Shllaku për përkthimin e “Shën Meria e Parisit” e Viktor Hygose, dhe Çmimi ‘Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçari’ i jepet Jamarbër Hoxhës/BW