Kosova

Fatmir Sheholli ftohet nga Gjykata Speciale

Numri i të ftuarve për intervistim nga zyrat e Prokurorisë së Specializuara së Hagës ka pasur një hov të madh dy muajt e fundit.

Kosova.info mëson nga burimet se analisti politik nga Prishtina Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

I kontaktuar Sheholli për këtë rast, e ka konfirmuar ftesën.

Ai për Kosova.info ka deklaruar se, është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se atje do të mbroj vlerat e shtetit te Kosovës dhe të drejtën.

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, kam marrë fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të specializuar ne Hagë.

Si çdo i ftuar pranë kësaj Gjykate Speciale do të mbrojë me dinjitet vetëm të drejtën dhe vlerat e shtetit të Kosovës.

Me besim në zot dhe drejtësi do të dalim faqebardhë edhe në këtë betejë!

Rrnoftë Republika e Kosovës!”, ka thënë Sheholli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.