Bota

FARS raporton për protestë anti-qeveritare në Iran

Agjencia iraniane e lajmeve Fars, të cilës shpesh i referohet si media gjysmë-zyrtare iraniane, në një raportim të rrallë për trazira anti-qeveritare, ka thënë se protestuesit në Teheran të shtunën kanë thirrur slogane kundër autoriteteve kryesore të vendit, pasi Garda e fuqishme Revolucionare pranoi se ka rrëzuar një aeroplan pasagjerësh, raporton Reuters.

Raporti tha se demonstruesit në rrugë po ashtu shqyen fotografi të Qassem Soleimanit, komandantit të fuqishëm të Forcës Quds të Gardës që u vra në një sulm amerikan me dronë, transmeton Koha.net.

Agjencia, që gjerësisht shihet si e afërt me Gardën, publikoi edhe fotografi të tubimit dhe një baner të shqyer të Soleimanit. Po ashtu tha në protestën morën pjesë rreth 1 mijë persona.

Shfaq më shumë