ROZË

Fansi i drejtohet Mc Qoppes për projektin e fundit

Artisti Mc Qoppa javën e kaluar solli projektin e radhës, e cila në krahasim me të tjera këngët e tij, kësaj radhe kënga përcjell mesazh sensibilizues për aksidentet në trafik.

“220km/h”, titullohet kënga e fundit që e publikoi reperi Mc Qoppa, të cilin e shoqëroi me një video të veçantë.

Teksti i këngës ka bërë në reagimin e ndjekësve të tij, duke e uruar apo komplimentuar këngëtarin prizrenas. Një nga ndjekësit e tij, ka shkruar koment që teksti i tij ka bërë që ai të heç dorë nga patentëshoferi.

Normalisht, këtë gjest të ndjekësit të tij, Qoppa reagon duke u shprehur se është i lumtur që ai ka ndikuar në pozitivisht tek dëgjuesi i këngës së tij.

“Sa kënaqësi është me të ardhur çdo ditë kësi mesazhe”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, rep-artisti ka bërë të ditur se është duke punuar në albumin e parë dhe krijimin e një labeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.