Kosova

Familjet që kishin kontakt me shtetasen italiane janë vetizoluar, ajo erdhi në Kosovë nga Tirana

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka konfirmuar për KOHËN që edhe familjet që kanë pasur kontakte me të infektuarën me shtetësi italiane janë vetizoluar.

Ai ka thënë se në komunë deri më tani kanë thirrur dy familje të fshatit Leskoc të Vitisë, të cilat kanë kërkuar t’iu bëhen testet, pasi që kanë thënë se kanë pasur kontakte më të infektuarën.

Elezaj ka thënë se e infektuara nuk ka kaluar nëpër institucionet shëndetësore në Klinë dhe se direkt është dërguar në Klinikën e infektives nga ekipe të KFOR-it.

Kreu i Komunës së Klinës ka thënë se janë duke punuar që të gjejnë të gjitha kahet e lëvizjes së të infektuarës, për të cilën ka thënë se kanë informata që të dielën e kësaj jave ka ateruar në Tiranë, dhe prej atje ka ardhur në Kosovë.

Shfaq më shumë
//ashoupsu.com/4/3473483