Kombëtare

Familja Selimi nga Podujeva bëhet me shtëpi të re

Familja katër anëtaresh e Sokol Selimit nga Podujeva është bërë me shtëpi të re, falë vullnetit të mire të stafit vendor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpisë së re, për familjen Selimi ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zaim Thaçi, një pjesë e stafit vendor të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë nga sektori i strehimit në Komunën e Podujevës.

Nënkryetari Rudari falënderoi donatorët që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Selimi dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së iniciativave të përbashkëta në këtë fushë, për faktin se edhe pse Komuna është angazhuar ndër vite për zgjidhjen e çështjes së banimit për familjet e pastreha ende shumë familje që kanë nevojë për të siguruar strehim.

Nënkryetari Rudari po ashtu theksoi se Komuna është në kontakte të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe me partnerë të tjerë për t’u dalë në ndihmë familjeve të pastreha, sepse me buxhetin vetanak Komuna e ka të pamundur t’i përmbushë të gjitha kërkesat.

Në shenjë falënderimi për kontributin e tyre në ndërtimin e shtëpisë për familjen Selimi, nënkryetari Rudari, në emër të Kryetarit Agim Veliu, u ka dorëzuar një mirënjohje donatorëve.

Ndërsa, kryefamiljari Selimi ka falënderuar donatorët për ndihmën në ndërtimin dhe pajisjen e shtëpisë me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të plotë të donatorëve dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,  sektori për strehim i ka referuar rastet në nevojë, ndërsa përzgjedhja e familjes është bërë nga donatorët, pas realizimit të vizitave te realizuara në terren. /Kosova.info/