Kosova

Familja mbyll kërkimet për eshtrat e Remzi Hoxhës

25 vjet pasi u rrëmbye dhe u torturua për vdekje Remzi Hoxha, familja e tij ka mbyllur kërkimet për eshtrat e të ndjerit.

Për një çerek shekulli, nuk u ndalën kurrë së kërkuari familjarin e tyre.

E në ditën kur u bënë 25 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja ka mbyllur kërkimet për eshtrat e tij.

Kjo pasi, ata humbën çdo shpresë, që institucionet e drejtësisë në Shqipëri, do të tregojnë, se ku gjenden eshtrat e biznesmenit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha i cili para 25 vitesh u kidnapua nga Shërbimi Informativ Kombëtarë.

Remzi Hoxha, kosovari i ndjekur nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit, u shpërngul të jetonte në Tiranë, në vitin 1992.

Por, pikërisht nga punishtja ku po punonte, në tetor të vitit 1995, ai u rrëmbye nga disa personan, pjestarë të sigurimit të shtetit shqiptarë.

E nën urdhrin e kujt ishin këta persona, familja Hoxha, e drejton gishtin vetëm të një njeri.

E mendim të njëjte me birin e Remziut, Ardianin, nuk ka vëllai i Remzi Hoxhës.

Ky thotë që e respekton vendimin e nipit, por nuk mund ta falë gjakun e vëllait.

Por, pse u rrëmbye, e më pas u torturua për vdekje, Remzi Hoxha?

Sipas avokatit të familjes Hoxha, Remziu pa dhe filmoi një takim të ish presidnetin shqiptar, Sali Berisha me ish – presidentin serb, Sllobodan Milloshevic dhe atë të Maqedonisë Kiro Gligorov.

Po ashtu në një rast tjetër, Hoxha ishte dëshmitar i një takimi në Shkodër mes kriminelit famëkeq serb, Arkanit dhe ish kreut të SHIk-ut, Bashkim Gazidede.

Veprimtaria e Hoxhës që lidhej edhe me organizimin e luftës në Kosovë, po ashtu duket se e pengonte presidnetin e asaj kohe të Shqipërisë, Sali Berisha. Ndërkohë, për vendin se ku do të ndërtohet memoriali dhe varri i hapur për Remzi Hoxhë, familjarët kanë thënë që do ta bëjnë publike pas disa ditësh.