Show Biz

Familja mbretërore e shqetësuar për sigurinë e Harryt dhe Marklet

Reagime të shumta ka ngjallur vendimi i çiftit mbretëror, Duka dhe Dukesha e Saseksit, për heqje dorë nga rolet e tyre mbretërore.

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Megan Markle, kanë zënë në befasi edhe Familjen Mbretërore të Britanisë së Madhe, me vendimin e tyre për të hequr dorë nga titujt mbretëror.

Familja ka thënë të jetë lënduar nga vendimi pasi nuk është pyetur fare nga çifti mbretëror, që deklaroi se vendimi erdhi pas disa muajsh reflektimi dhe bisedash të brendshme, transmeton KTV.

Princi Harry dhe Markle tani e tutje do të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht. Mirëpo ka shqetësime në lidhje me sigurinë e çiftit mbretëror.

Deri më tani për sigurinë e tyre është përkujdesur Scotland Yard që ruan edhe Familjen Mbretërore, por tani është e paqartë siguria e tyre.

E vendimin e Harryt pa u konsultuar me familjen mbretërore, shumë analistë, po e konsiderojnë si të ngjashëm me nënën e tij, princeshën Diana.